Bruno Lulaj nuk do të jetë i gatshëm për Elbasanin në ndeshjen kundër Bylisit. Kapiteni i “verdhebluve” ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, prandaj do të mungojë.

Lulaj u cilësua dhe më i miri i ndeshjes kundër Egnatias. Kujtojmë se sfida me kampionët përfundoi në barazim pa gola(0-0) në “Elbasan Arena”.

29-vjeçari u ndëshkua teksa luhej minuta e 51-të e sfidës, teksa kartoni i tij ishte dhe i vetmi për skuadrën e Elbasanit. Sfida e radhës është delikate për shkak dhe të rivalitet që u krijua sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Ndeshja luhet pikërisht në transfertën e Ballshit dhe do marrë jetë më 29 shtator ora 16:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb