Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Liban gjatë kësaj jave ka shkuar në 558.
Këto shifra i ka konfirmuar ministri libanez i Shëndetësisë.
Sipas tij në mesin të vrarëve janë 50 fëmijë, 94 gra, kurse ekipet e shpëtimit janë në kërkim të shumë tjerëve që po konsiderohen të zhdukur.
Në anën tjetër, numri i atyre që janë plagosur në këto sulme ajrore ka shkuar në 1,835.
Nuk janë kursyer as mjekët, ku katër prej tyre e kanë pësuar me jetë sikurse edhe shumë zjarrfikës që janë plagosur.
Në anën tjetër, IDF-ja izraelite sot ka publikuar fotografitë e atyre që dukeshin si raketa të Hezbollahut që i kishte fshehur nëpër shtëpi private në Liban.