Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në rubrikën Opinion në News24 u pyet se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve 2025, sipas tij.

Salianji tha se Partia Socialiste në zgjedhjet e 2025 do të marrë kaq vota sa ka marrë në vitin 1992. Ai tha se PS do të dalë dobët në zgjedhje, për shkak të pakënaqësisë së madhe qytetare me qeverinë.

Ervin Salianji: Dera e PD është e hapur për çdo opozitar. Jo për Bashën, sepse ai është në opozitë me opozitën. Lulzim Basha dhe në parlament njëherë vjen e njëherë jo. Nëse jap një parashikim, PS do të marrë aq vota sa ka marrë më 1992, për shkak të mllefeve që kanë qytetarët ndaj padrejtësisë qeveritare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb