Halle Berry u pa në Los Angeles përpara se të shkonë në shfaqjen ‘Jimmy Kimmel Live’.

Aktorja 58-vjeçare mahniti me një fustan të kuq seksi, me një dekolte të hapur dhe me një palë këpucë ngjyrë metali.

Ajo mbante një palë syze dielli, ndërsa ecte nëpër Hollywood, shkruan DailyMail.

Flokët e saj ishin stiluar në valë seksi dhe voluminoze.

Ylli i “Catwoman” kishte një shkëlqim rreth saj teksa hynte në studio për të promovuar filmin e saj të ri horror, “Never Let Go”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: