Një operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar është duke u zhvilluar prej më shumë se 24 orësh në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe.

Deri tani kanë raportuar vetëm mediat franceze, sipas të cilave mëngjesin e së martës janë arrestuar 8 persona në zonën e Morbihan.

Në territorin francez janë sekuestruar 40 kg kokainë, 85 mijë euro cash dhe 4 automjete mes të cilave tre janë “Mercedes-Benz”.

Operacioni mësohet se është shtrirë në sektorin Vannes dhe bashkitë përreth.

Të tjera detaje pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: