Ambasada e Shtetit të Izraelit në Shqipëri bashkoi sërish forcat me Birrën Korça për të organizuar edicionin e tretë të Tirana Beer Tech. Ky edicion u zhvillua në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas, si dhe përkrahjen e Bashkisë Tiranë.
Më datë 19 shtator, u mblodhën në Piramidën e Tiranës një grup entuziastësh të teknologjisë, sipërmarrjes, por kryesisht zonjash të cilat kanë interes dhe përfshirje në këto fusha.
E ftuar e veçantë nga Izraeli ishte shkencëtarja Dr. Shimrit Maman, e cila ka një përvojë të pasur dhe mbresëlënëse akademike e profesionale.
Ajo drejton Shërbimin e Imazheve Tokësore dhe Planetare në Universitetin Ben Gurion të Negevit në Izrael, si dhe ka drejtuar UN-SPIDER Israel Regional Support Office. Dr. Maman ka udhëhequr programe të larmishme në arsim, programe zhvillimore në fushën e shkencës, dhe është pjesë e ekipit kërkimor që ka lëshuar nanosatelitin e parë izraelit në hapësirë, në vitin 2017.
Nën shoqërinë e freskisë dhe shijes që ofron Birra Korça, pjesëmarrësit kaluan çaste dëfryese, në një bisedë profesionale, po aq edhe zbavitëse.
Birra Korça dhe Hysenbelliu Group përkrahin nisma të tilla të cilat bëjnë bashkë komunitetin dhe sjellin dobi për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë në fusha të ndryshme, si teknologji, shkencë, arsim dhe inovacion.
(BalkanWeb)