I intervistuar nga kanali Controcalcio, ish-mesfushori i  Interit, Radja Nainggolan lavdëroi Federico Dimarco, të cilin e konsideron lojtar më të mirë se mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez.

“Theo është një talent i pastër, por Dimarco është një lojtar më efektiv pasi ai shënon 7 gola dhe dhuron 10 asiste. Unë gjithmonë kam thënë se Dimarco është më i fortë se Theo” – theksoi ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb