Interi humbet shërbimet e Nico Barellas për rreth 3 javë. Dëmtimi i pësuar së fundmi ka rezultuar më serioz se ç’pritej, teksa klubi ka njoftuar tifozët për situatën e mesfushorit.
“Nicolò Barella iu nënshtrua testeve klinike instrumentale këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Për mesfushorin, një tendosje e muskujve të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”- shkruan klubi.
Barella ka luajtur 37 ndeshje në sezonin e kaluar, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
(J.S/BalkanWeb)