Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha të martën se konflikti midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të pengojë përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis shteteve të Ballkanit.

Ne vërtet kemi folur shumë dhe intensivisht sot me Serbinë dhe Kosovën, sepse çështja e CEFTA-s aktualisht është e varur në fije të perit dhe ne po përpiqemi të gjejmë një propozim kompromisi, një zgjidhje që do të bëjë të mundur finalizimin e marrëveshjes.

Do të ishte shumë mirë nëse do të kishte mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara, tha ministri gjerman, duke shtuar se në të kundërt do të duhej të gjendeshin rrugë alternative. Habeck theksoi rëndësinë e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor drejt Evropës, në mënyrë që “të mos binte pre” e ndikimit të vendeve që nuk janë në favor të një Evrope paqësore.

Është një rajon që sigurisht ka rëndësi qendrore për stabilitetin e Evropës, pikërisht sepse është kaq i ndërlikuar dhe ne si evropianë, veçanërisht si gjermanë, kemi një interes të veçantë që ky rajon të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të priret drejt Evropës, në mënyrë që të mos të bie pre e influencës të interesave të vendeve të tjera që mund të mos jenë në favor të një Evrope paqësore.

Zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-së kanë fajësuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dështimin për të ecur përpara me marrëveshjen e Ohrit të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në një intervistë për Reuters në Bruksel të premten Kurti, tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit dhe se Perëndimi tregohet i butë ndaj Serbisë duke mos reaguar kur shkelen marrëveshjet e arritura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb