Raphael Varane nuk mundet më, në moshën 31-vjeçare, pas dëmtimeve të shumta, i fundit në gju më 11 gusht, ka bërë që mbrojtësi francez të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Varane njoftoi se ka vendosur të “var këpucën në gozhdë”:
“Të gjithë gjërat e bukura një ditë përfundojnë, nuk kam asnjë peng. Do të qëndrojë te Como, por jo duke përdorur këpucët dhe palestrinat”, shkroi ndër të tjera Varane në profilin e tij në Instagram.
Varane mbajti të veshur fanellën e Lens, Real Madrid, Man.United dhe së fundmi Como-n. Në karrierën e tij brilante, Varane ka fituar 1 Botëror me Francën në 2018, 4 Champions League me Real Madrid dhe shumë trofe të tjerë.
(BalkanWeb)