Dusan Vlahovic nuk i ka bërë një nisje të mirë sezonit, është larg pritshmërive, vetëm 2 gola në 5 javë. Kaq ka mjaftuar që emri i tij të përfshihet edhe një herë në merkato pasi në sytë e Thiago Motta-s, por dhe të drejtuesve, Vlahovic nuk është i paprekshëm, janë të gatshëm ta shesin nëse vjen oferta e duhur.

Sulmuesi serb ka një kontratë deri në 2026, në përfundim të këtij sezoni është vera e duhur për ta shitur pasi do të rrezikonin ta humbasin falas, në një kohë kur negociatat për rinovim kanë ngecur prej kohësh.

Për fatin e mirë të “Zonjës së Vjetër”, Vlahovic ka ende admirues në Evropë. Sipas mediave italiane, Arsenal i është rikthyer edhe një herë pistës Vlahovic, një sulmues që Arteta e ndjek prej kohësh, që kur ishte pjesë e Fiorentinës. “Topçinjtë” kërkojnë një “bomber” të ri për të synuar titullin në Premier League, për momentin Vlahovic është pista kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb