Moderatorja Einxhel Shkira prej kohësh është shkëputur nga ekrani, duke mos qenë më pjesë e emisioneve televizive.

Ajo i është përkushtuar më së tepërmi jetës private dhe jetesës së saj tashmë në Kosovë. Së fundmi, një ndjekës i ka shkruar që të prezantojë Festivalin e RTSH, një nga kompenticionet kulturore më të njohura në vend.

“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Einxhel2
Einxhel2

“Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë”, tha ajo fillimisht me ironi.

Më tej, ish-banorja e Big Brother VIP shtoi: “Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb