Është rritur në 41.495 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 355 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në “4 masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 28 palestinezë ndërsa janë plagosur 85 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.495 ndërsa i të plagosurve në 96.006.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: