Një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku një efektiv policie ndërroi jetë duke ecur me një motor.
BalkanWeb ka siguruar foton e 51-vjeçarit.
Efektivi, i identifikuar si Nikol Lekndreaj, 51 vjeç, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, ku ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal, ku sipas dyshimeve të para dyshohet se shkak u bë moti i keq.
(BalkanWeb)