Një 49-vjeçar me inicialet T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Teksa 49-vejçari do të përballet me akuzat, materialet i kaluan Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë.
(BalkanWeb)