Një 46-vjeçar me inicialet R.SH., banues në Tiranë është arrestuar nga blutë e Tiranës.

Sipas një komunikate, dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Ndërkohë që gjatë kontrollit, policia i ke gjetur në celular faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Gjithashtu gjatë kontrollit të aparatit celular të 46-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb