Tirana është skuadra e pamposhtur në Kategorinë Superiore, por në pikë është një dramë më vete.
Skuadra marrë 6 barazime në gjashtë javët e para. Rezultate që asnjëherë në historinë e vet nuk e ka arritur ky klub në 6 javët e para të Superiores. Tej fjalëve, problemi kryesor i kësaj skuadre është fitorja që mungon. Nga 18 pikë që duhet të merrte deri tani, Tirana, ka futur në xhep vetëm 6. Një shifër e çuditshme, por statistika e nëntë më e keqe e arritur në 10 sezonet e fundit në Kategorinë Superiore.
Këtë Tiranë që e drejton Shkëmbi, e mund skuadra e Ze Marias, që në 6 javë kishte grumbulluar vetëm pesë pikë në gjashtë javë. Dy ekipet janë në barazim për vendin në renditjen e Superiores. Të dy ekipet janë të tetat. Ekipi i 10 viteve të fundit që ka grumbulluar më shumë pikë në 6 javë, është ai i sezonit 2021-2022. Ajo skuadër kishte 14 pikë nga 18 të mundshmet, duke barazuar vetëm dy sfida dhe fituar katër të tjera.
KRYESUESE – Tirana tani është e teta dhe në 10 sezonet e fundit këtë rezultat e ka përsëritur edhe një herë tjetër në sezonin 2018-2019. Vjet, në këtë moment ishte e treta, dy sezone më parë e dyta, ndërsa në vendin e parë emrin e shënon në sezonin 2021- 2022. Po në këtë sezonin në fjalë ka numrin më të madh të fitoreve, plot katër. Tani ka zero fitore, si asnjëherë në 10 kampionatet e fundit.
GOLAT – Tirana ka deficit edhe në golavarazh. Ekipi ka 6 gola të shënuar, ose 40-50 për qind më pak se tri sezonet e fundit. Vetëm në sezonet 2018-2019 dhe 2020-2021 ka shënuar pesë gola. Përsa i përket rrjetave të pësuara, është shumë mirë nga sezoni i shkuar kur ekipi bardheblu kishte marrë 10 gola. Mbrojtja e sezonit të shkuar është ndoshta mbrojtja më e keqe e historisë bardheblu dhe skuadra e këtij viti është akoma më mirë. Tirana është shumë larg edhe kampionatit që në fazën e parë arriti të merrte 20 pikë, duke u mundur në javën e 9- të. Një shifër shumë e largët. Bardheblutë duhet të luajnë me Skënderbeun, Teutën dhe e mbyllin fazën e parë me Dinamon, në derbin tjetër të kryeqytetit.