Portieri shqiptar, Alen Sherri debutoi me Cagliarin në fitoren 1-0 të skuadrës nga Sardegna ndaj Cremoneses në Kupën e Italisë. Pas ndeshjes, Sherri ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i lumtur për faktin që u aktivizua.

“Debutim i paharrueshëm me Cagliarin. Bravo çuna”,- shkruajti ai. Sherri u transferua nga skuadra e Egnatias gjatë merkatos së verës për një shifër rreth 350 mijë euro, ndërsa klubi rrogozhinas mbajti edhe 40 përqind të pronësisë së “gardianit”.

Alen Sherri shpreson se do të ketë shansin e tij edhe në kampionat, me Serie A që është vetëm në javët e para të saj.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb