Mbrojtësi i njohur francez, Raphael Varane u largua nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare. Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, ka përshëndetur vendimin e Varane, teksa ka theksuar kontributin që lojtari ka dhënë për përfaqësuesen.
“Raphael ka zgjedhur t’i japë fund karrierës së tij, duke e njohur e di që ky vendim ka qenë i vështirë.
Ishte një vendim i drejtë, të cilin duhet ta respektojmë. Raphaeli kishte të gjitha cilësitë për të arritur karrierën madhështore që gëzonte. Për dhjetë vjet kombëtarja franceze ka qenë një familje e dytë për dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur atje” – tha Deschamps.
(J.S/BalkanWeb)