Manchester City barazoi 2-2 ndaj Arsenalit në fundjavë, në sfidën e Premier League. Lojtari i “Qytetarëve”, Bernardo Silva nuk ka hezituar të flasë për lojën e londinezëve, e cila sipas tij, nuk është aspak korrekte.
“City dëshiron të luajë futboll dhe të fitojë, Arsenali jo. Nuk ka asgjë më të vështirë në futboll sesa të luash kundër skuadrave që mbrohen me 10 ose 11 lojtarë, të gjithë pas topit, siç bën Arsenali. Nuk është e lehtë, por ne mund të kishim bërë më mirë dhe duhet të përmirësohemi. Gjithsesi, e përsëris: nëse vetëm një nga dy skuadrat në fushë luan futboll dhe synon të fitojë, është shumë e vështirë”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)