Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares debutoi me Al Ittihad në ndeshjen e Kupës ndaj Al Ain. Ai luajti 71 minuta, duke ndihmuar ekipin në fitoren e pastër 3-0.
Mitaj, nëpërmjer një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i lumtur për debutimin. “I lumtur për debutimin dhe fitoren”, ka shkruar Mitaj në rrjetet e tij sociale.
Vëmendja tani është në kampionat, aty ku ekipi i Laurent Blanc pret Al Khaleej.
(J.S/BalkanWeb)