Për atë çka ka treguar deri në këtë moment, ky Partizan po arrin të qëndrojë në bonus për shkak të disa lojtarëve cilësorë, që dalin në pah herë pas here dhe kontribuojnë për të fituar ndeshje falë aftësive të tyre individuale dhe jo prej mënyrës sesi skuadra luan në kolektiv.

Por edhe këta lojtarë kryesorë, mund të largohen në verën e ardhshme si lojtarë të lirë ose kundrejt një shifre modeste, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit me Magetin dhe Matondon.

2025 – Dy nga titullarët e ekipit të kuq, për të cilët prej vitesh ka interes dhe kanë ardhur oferta në drejtim të klubit, në verën e ardhshme pritet të largohen si lojtarë të lirë dhe mund të firmosin me cilin klub të dëshirojnë.

81
81

I pari është Tedi Cara, negociatat e të cilit me klubin e kuq mbi një rinovim të mundshëm kanë dështuar. Kavajasi është te Partizani që nga janari i vitit 2020, ku prej vitesh luan titullar dhe ka qenë pikë kyçe e skuadrës në sukseset e arritura. Kavajasi është golashënuesi më i mirë në Kupat e Europës dhe goleadori i dekadës së fundit te Partizani. Në kushtet kur tentativat për tu larguar në merkatot e shkuara kanë dështuar, Cara me shumë mundësi në verën e vitit 2025, kur i mbaron kontrata, do të largohet i lirë nga Partizani, ku synimi është një skuadër jashtë vendit. Një tjetër lojtar që mund të largohet i lirë është Arshonzh Bintsuka.

Kongolezit i skadon kontrata pas më pak se një viti dhe duket shumë e vështirë që ai të rinovojë marrëveshjen aktuale me “demat”. 21- vjeçari, që vjet ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe ngjalli interes nga disa klube në Europë, në fund të sezonit pritet të lërë Partizanin pas dy sezonesh me fanellën e kuqe. Klubi i kuq mund të përfitojë nga Bintsuka vetëm një shifër të ulët të taksës së formimit, pasi është lojtar nën 23 vjeç. Në fund të sezonit del i lirë edhe i riu Ismaili, por edhe emra si Taipi apo Zguro. Pa kontratë është edhe Rifa, talent i akademisë, që stërvitet me ekipin e parë.

2026 – Ky vit mund të jetë i largët kur e mendon, por në lidhje me kontratat e futbollistëve nuk është kështu. Nëse klubi nuk rinovon deri në verën e ardhshme me këta elementë, do të përsëriten episodet e Matondos apo Magetit, të cilët u larguan me çmime “okazion” për shkak se pas një viti iknin të lirë. Kjo mund të ndodhë me lojtarë si Sembene, Hadroj, Rrapaj apo Mba, që janë shtylla të këtij ekipi të sivjetshëm. Kësaj katërsheje, por edhe të tjerëve si Keko, Bytyçi apo Preka i skadon kontrata në verën e 2026-ës. Praktikisht, Partizani rrezikon të humbasë në verën e ardhshme një pjesë të mirë të formacionit aktual, çka paralajmëron sërish ndryshime të mëdha, që sjellin mungesë stili dhe stabiliteti në lojën e ekipit. Në verën e shkuar nga klubi i kuq u larguan si lojtarë të lirë Murataj, Sota dhe Atanaskoski, shtylla të ekipit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb