Pas barazimit me Napolin dhe dy ditë pushimi, Juve u rikthye për të punuar në Continassa dhe për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve në përmirësim. Gjatë seancës së hapur për tifozët, Federico Gatti u pa sërish në fushë. Mbrojtësi i Juventusit e bëri të plotë stërvtjen bashkë me skuadrën dhe duket gati për të rimarrë vendin në qendër të repartit mbrojtës në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Genoas. Një lajm i mirë nga infermieria e Juventusit vjen edhe nga Francisco Conceicao.

Portugezi ende stërvitej veçmas në një fushë ngjitur me atë kryesore, por tregoi një vrapim të lëngshëm dhe ndryshime të sigurta drejtimi që sugjerojnë një rikuperim gjithnjë e më të afërt. Duke pasur parasysh këtë, duke përjashtuar çdo shqetësim, Conceicao në fakt mund t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit që në fillim të javës së ardhshme, duke i garantuar trajnerit të Juventusit një opsion shtesë në rotacionet sulmuese.

Gjatë seancës në Continassa e ndjekur mënjanë nga Thiago Motta së bashku me drejtorin teknik Cristiano Giuntoli dhe presidentin Gianluca Ferrero, Nicolò Savona ndaloi për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Gjendja e tij do të monitorohet me kujdes dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: