Largimi i Ronaldos nga Manchester United para disa vitesh nuk ishte më i miri i mundshëm, me sulmuesin portugez që në një intervistë sulmoi trajnerin Ten Hag. Për këtë temë është rikthyer të flasë ish-ndihmësi i teknikut holandez, Steve McClaren, i cili i del në krah Ten Hag-ut.

“Nuk mund të fajësoja qasjen e Erik ten Hag në trajtimin e Cristiano Ronaldos. Ai e trajtoi me të vërtetë shumë mirë. Unë thashë në atë kohë se ai ishte njeriu i duhur për të hyrë.

Kjo u tregua në mënyrën se si ai e trajtoi. Ai hyri me standarde të përcaktuara. Vendos rregullat. Vendosi mënyrën e lojës. Dhe nëse nuk vrapon, nuk luan. Ai ishte i ngurtë për këtë. Ai e dinte se kjo ishte ajo që duhej. Nuk mund të ketë fleksibilitet, asnjë mënyrë që lojtarët të manovrojnë  nga ajo përgjegjësi.

Kjo është ajo që duhet të bëni – ose nuk luani. Dhe ai u përball me Ronaldon, dhe me të drejtë. Menaxherë të tjerë janë përpjekur të përshtaten. Erik nuk e ndjeu të nevojshme ta bënte këtë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb