Mbretëria e Arabisë Saudite kremtoi 94 vjetorin e ditës kombëtare në një pritje të organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë. Të pranishëm në pritje për të kremtuar ditën e rëndësishme për sauditët ishin përfaqësues të politikës, komuniteteve të ndryshme fetare dhe mediat.
Ambasadori i Arabisë saudite në Tiranë, z.Faisal Ghazi Hifzi vuri në dukje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ne nivele te kënaqshme mes dy vendeve e sipas tij tregues në këtë aspect është edhe shkëmbimi në nivele të ndryshme i vizitave mes dy vendeve. Diplomati saudit tha se qeveria e vendit të tij ofron bursa falas për studentët shqiptarë që duan të ndjekin studimet atje.
“Nuk mund të mos vë në dukje marrëdhëniet midis Mbretërisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu dua të theksoj se qeveria saudite akordon bursa falas për studentët që dëshirojnë të ndjekin shkollimin universitar në universitetet saudite”.
Mbretëria e Arabisë Saudite shpalli bashkimin territorial më 23 shtator të vitit 1932 dhe prej asaj dite sipas ambasadorit mbretëria ka pasur rritje në shumë sektorë, mes të cilëve në investime dhe në turizëm.
Pjesë e aktiviteteve për kremtimin e 94 vjetorit të ditës kombëtare të Arabisë Saudite ishte edhe hapja e ekspozitës së Qabese ne mjediset e xhamisë se Et’hem Beut.