Kampionati gjerman ka njohur rritje së fundmi, jo vetëm në nivelin e lojës, por edhe në aspektin financiar. Me 28 shtator është e programuar ndeshja mes Bayern Munchen dhe Leverkusen, sfidë kjo që po pritet me interes të madh nga tifozët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, interesimi për këtë takim që do luhet në Allianz Arena (Munich) është i jashtëzakonshëm. Në fakt, për këtë ndeshje, ka patur mbi 351 mijë kërkesa për bileta.

Natyrisht, jo të gjithë këta mbështetës do jenë në stadium, pasi bëhet fjalë për një stadium me kapacitet prej 75 mijë vendesh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: