Mbrojtësi Pierre Kalulu po luan sezonin e parë te Juventus, pas një periudhe të gjatë te Milani. Kalulu, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për ambientin bardhezi dhe pritshmëritë.

“Jemi të përqendruar, jemi vetëm në fillim sezonin dhe ne po punojmë gjithnjë e më shumë për të qenë më të mirët. Disponimi i skuadrës është i mirë.

Sezoni është një rrugë e gjatë, të gjithë e dimë. Mes Champions League dhe kampionatit, ndeshjet janë të një karakteri të ndryshëm, bëhet fjalë gjithmonë për sfida të vështira. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Duhet të jemi gjithmonë gati për të fituar”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb