Goditjet izraelite në Liban kanë për qëllim përgatitjen e terrenit për mundësinë e hyrjes së trupave dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut

“Po dëgjoni aeroplanët mbi ju; ne po godasim gjithë ditën”, tha gjenerali Herzi Halevi para trupave në kufirin me Libanin.

“Kjo është për të përgatitur terrenin për mundësinë e hyrjes tuaj dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut”, shtoi ai, shkruan skynews.

“Qëllimi është shumë i qartë – për të kthyer sigurt banorët e veriut”, tha ushtaraku, duke iu referuar dhjetëra mijëra izraelitëve që janë evakuuar nga zonat pranë kufirit.

“Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja të manovrimit, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatra që Hezbollahu ka përgatitur si pika të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika skenimi dhe platforma lansimi në territorin tonë dhe do të kryejnë sulme ndaj civilëve izraelitë”, deklaroi Halevi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: