Pasi u “divorcua” me Egbo, Bylis ka prezantuar trajnerin e ri. Tani është zyrtare, skuadra nga Ballshi, do të drejtohet nga Nevil Dede.
“Sot pasdite, trajneri i ri i Bylisit, Nevil Dede u prezantua nga presidenti Besnik Kapllanaj para ekipit! I urojm suksese trajnerit Dede me FK Bylis!” – Shkruan klubi. Bylis renditet në vendin e parafundit me 5 pikë.
Ndeshja e radhës është ajo ndaj Elbasanit, e planifikuar për më 29 shtator.
(J.S/BalkanWeb)