Sipas asaj që raportohet nga Relevo, ish-portieri i Sevillas dhe Paris Saint Germain, Sergio Rico është një hap larg kalimit në Katar, te Al-Gharafa. Spanjolli Rico, i cili pësoi një aksident me kuaj më 28 maj të vitit të kaluar, është gati të rikthehet protagonist.

Për të arritur deri te firma me Al-Gharafa, nevojitet vetëm pak kohë, për të sistemuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Ai ka luajtur për skuadra të ndryshme. “Gardiani”  është aktivizuar në La Liga për Sevilla dhe Mallorca, ndërsa në Angli ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Fulham.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb