Dy turiste, rezidentë në Angli, që kishin humbur rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, janë ndihmuar nga policia.
Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.
Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë 🏡.