Stafi teknik i Elbasanit shpreson që ndaj Bylisit të rikuperojë ndonjë nga sulmuesit e dëmtuar dhe veçanërisht Ze Gomeshin.
Lojtari portugez duket shumë i rëndësishëm për verdheblutë, pasi me 2 golat e shënuar deri tani i ka dhënë pikë të çmuara skuadrës.
Ai ka pasur shpesh shqetësime fizike, që e kanë penguar të shfaqë gjithë potencialin e vet. Nëse Sulmi luan në Ballsh, do të jetë një “armë” plus për Bordin.