Can Yaman u bë i famshëm pothuajse brenda natës falë rolit të tij në serialin Erkenci Kuş. Duke luajtur përkrah Demet Özdemir, ai portretizoi Can Divit dhe së shpejti fama e tij shkoi përtej kufijve të Turqisë, duke arritur një nivel ndërkombëtar.
Shumë shpejt, çdo aspekt i jetës së tij filloi të ngjallte interes, që nga shpërngulja në Itali te ndarja nga gazetarja Diletta Leota dhe më në fund vendimi i tij për të fshirë të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale, ku kishte grumbulluar mbi 10 milionë ndjekës.
Por çfarë ndodhi me aktorin?
Një publikim i revistes amerikanes Hola pretendon se vendimi i Yaman për t’u tërhequr nga publiku lidhet me krijimin e organizatës “Can Yaman for Children”. Organizata synon t’u japë fëmijëve dhe të rinjve mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme, ku aktori të kalojë pjesën më të madhe të kohës së lirë atje.
Ndonëse nuk dihet arsyeja pse aktori turk vendosi papritur të fshijë profilet e tij në rrjetet sociale, njerëzit nga ambienti i tij thonë se kjo është për shkak të presionit të madh që ka ndjerë nga fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët e ngacmonin shpesh në internet.
Për momentin, Jan Yaman është duke xhiruar një serial në Itali të quajtur “Sandokan”, një xhirim i bazuar në piratin imagjinar të krijuar nga Emilio Salgari. Versioni i ri i serisë është duke u zhvilluar nga kompania evropiane e prodhimit Lux Vide.
Nuk dihet nëse aktori turk do të rikthehet në rrjetet sociale, por ajo që ka rëndësi për të për momentin është puna e tij e aktrimit dhe fondacioni i tij.