Policia në Elbasan ka arrestuar një punonjës të IMT, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. I dyshuari, shtetasi G.B, 51 vjeç akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. 51-vjeçari dyshohet se teksa mbante detyrën si punonjës i IMT në Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se Policia e Elbasanit prangosi shtetasin Bardhyl Qajaj.

“Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: