Policia në Devoll ka nisur procedimin penal për një 38-vjeçare, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën një gruaje tjetër.
Ngjarja ka ndodhur teksa dy pasagjeret po udhëtonin në të njëjtin mjet.
“Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen D. A., 38 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, Devoll, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me një shumë parash, një 49-vjeçareje, ndërkohë që udhëtonin në të njëjtin automjet”, njofton policia e Devollit.
(Balkanweb)