News 24 ka marrë prononcime të banorëve që jetojnë pranë zonës së Kryegjyshatës në Tiranë.
Banorët, në intervistat e dhëna për gazetarin Osman Stafa kanë thënë se kanë shtetin shqiptar e nuk kanë nevojë për një shtet tjetër.
Banori 1: Kjo është Punë koti. Shqipëria është vend i vogël. Do ta kërkojnë dhe fe të tjera pastaj. Kryegjyshata atëherë donte të merrte pallatet për hotele, por nuk e la qeveria në atë kohë. Kam 34 vjet që jetoj këtu. Ne kemi halle të na ngrejë ndonjë pension. Kemi shtetin shqiptar, s’kemi pse të kemi shtet tjetër.
Banorja 2: Mirë kemi shkuar me Kryegjyshatën. Unë kam qenë e vogël kur kam ardhur. Kemi dëgjuar se toka i përket Kryegjyshatës.
Banorja 3: Unë jam ortodokse, jam martuar me një mysliman. Pse mos jemi pjesë e këtij shteti, njësoj është.
Banori 4: Do më pëlqente ideja për shtetin bektashi. E kemi frikën se mos pallatet prishen.
Mësohet se shteti i ri bektashi do të shtrihet në 11 hektarë tokë, që Kryegjyshata pretendon se janë pronë e saj.
(BalkanWeb)