Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve të pavarura.
Spiropali tha se është dyfishuar buxheti për drejtësinë dhe është shtuar stafi që shërben në institucionet e drejtësisë. Ajo shtoi se Shqipëria sot është në një tjetër stad të zhvillimit dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë të marrin një shërbim europian.
Elisa Spiropali: Kemi dyfishuar buxhetin për drejtësinë. Rekrutimet në drejtësi janë bërë dhe do të bëhen me meritokraci. Duhet të mbrojmë viktimat e dhunës, kryesisht gratë dhe fëmijët. Ne dëshirojmë që reformat që bëhen në institucionet tona të jenë të frytshme.
Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian.
(Balkanweb)