Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve të pavarura, deklaroi se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.

Abbott tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen. Ai tha se llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut.

Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott: Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet.

Shqipëria duhet të bëjë reforma të vazhdueshme në harmoni me rekomandimet e Bashkimit Europian. Reformat janë kyçe për Shqipërinë, për rrugën e saj drejt integrimit në BE.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb