Në qendër të kritikave edhe në këtë fillim sezoni, ndoshta sepse nga ai pritet shumë. Po flasim për sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahoviç. 2 gola në 5 sfidat e para në kampionat, megjithatë së fundmi ai ka qenë nga më të kritikuarit në 3 barazimet rradhazi të Juventusit pa gola. Megjithatë në konferencën për shtyp tekniku bardhezi, Thiago Motta i doli “në krah” duke e justifikuar momentin jo pozitiv të sulmuesit të tij. Edhe sulmuesi serb nuk ka ngurruar t’ia kthehë “reston” teksa nuk i kursen fjalët e mira për teknikun e tij, duke “thumbuar” në një farë mënyre ish trajnerin e Juventus, Max Allegrin:

“Këtë sezon ndjehem më mirë në fushën e lojës, gjë e cila më ndihmon të shprehem më mirë e të tregoj cilësitë e mija gjatë 90 minutëshit. Çfarë do të parapëlqeja të kisha për të qenë më i kompletuar? Do të dëshiroja të kisha pozicionimin e Lautaros, grintën dhe fizicitetin e Haaland, si dhe shpejtësinë e Osihmen”.

Më pas dy fjalë edhe për garën për titull këtë sezon: “Gara për titull është e hapur për disa skuadra mendoj. Ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë pa parë se çfarë bëjnë të tjerët. Inter padyshim ka diçka plus, pasi luajnë me njëri tjetrin prej disa sezonesh, megjithatë është ende herët për të bërë parashikime”, përfundoi Dusan Vlahoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: