Një 26-vjeçar, me detyrë punonjës policie është përfshirë në një aksident këtë të enjte.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, 26-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pjesë e hetime tashmë është edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila po kryhen veprimet procedurale.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)