Një 69-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Sipas një njoftimi zyrtar nga policia e Fierit, N. M., 69 vjeç, rezulton banues në Fier.

Teksa ka nisur procedimi penal ndaj të moshuarit, materialet kanë kaluar në Prokurori.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: N M., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: