Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me deputetin e PD, Ervin Salianji, duke e dënuar atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”. Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se “Gjykata e Apelit kishte ardhur me vendim të parapërgatitur”.
Ai u shpreh se seanca e kaluar u shty për t’i dhënë mundësi ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të sjellë nëpërmjet avokatëve të tij, vendimin me vulën e butë. Salianji deklaroi se ndihet sot si i dënuar politik. Ai tha gjithashtu se një nga gjyqtaret e Apelit që mori vendimin ndaj tij, është kunata e zv/kryeministres, Belinda Balluku.
Ervin Salianji: Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.
Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut.
Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur. Kam bërë një betejë për shoqërinë.
(Balkanweb)