Situata te Kosova nuk është aspak e mirë, teksa nga grumbullimi i fundit për thyerje të rregullores u përjashtuan Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija. Në konferencë për shtyp te Lille, Zhegrova u shpreh se ky vendim nuk është marrë nga trajneri Foda por nga Federata.
“Isha vonë për mbledhje dhe mendoj se nuk ishte trajneri që mori vendimin, ishte federata. Për këtë arsye isha pak i zemëruar. Janë disa njerëz që nuk i pëlqen ti dhe normalisht tentojnë të thonë fjalë të këqija. Unë e njoh veten sa profesional jam. Pasi pash lajmet që isha jashtë në diskotekë.
Nëse dua të shkojë në party, të gjithë do ta dinë. Por, nuk kishte fotografi apo diçka. Është e gjitha lajm i rremë. Gjëja më e keqe është që vendimin nuk e mori trajneri, e mori federata. Kur je vonë në mbledhje është trajneri që duhet të marrë vendimin, jo federata. Tani është në rregull, ka përfunduar”, tha Zhegrova.
(J.S/BalkanWeb)