“Ikona” e njohur gjermane, Lothar Matthaus ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi se Rodri e meriton të fitojë Topin e Artë. Sipas tij, mesfushori ka bërë gjithçka është e mundur, për të marrë këtë trofe individual.

“Të fitojë Vinicius Topin e Artë nuk do të më befasonte. Golashënuesit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe me fitoret në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, ai ka fituar vlefshmërinë.

“Për mua, Rodri e meriton Topin e Artë më shumë se Vinicius Jr. Ai ishte truri dhe kapiteni i kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024 dhe gjithashtu fitoi titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn. Ai ka qenë lojtari i spikatur këtë vit.

Bellingham , ashtu si Vinicius, fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Ai ishte vendimtar për Anglinë, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Evropianit. Renditja ime është Rodri i pari, Bellingham i dyti dhe Vinicius i treti” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb