Ish-lojtari i Milanit, Olivier Giroud fiton titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara. Sulmuesi francez shënoi golin e dytë në paraqitjen e tij të dhjetë për Los Angeles FC, në finalen e Kupës së Open US, të fituar 3-1 ndaj Sporting Kansas City.
Sa i takon ndeshjes, Thommy barazoi për Sporting Kansas City duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Në shtesë, fillimisht Campos dhe më pas Kamara, “ndezën” festën në stadiumin BMO të Los Angeles. Ndeshja u luajt nën prezencën e 22 000 tifozëve.
(BalkanWeb)