Qarabag luan sot në transfertën e Totenhemit, teksa ndeshja është e vlefshme për Ligën e Europës. Redon Xhixha nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim që nis në 21:00, pasi po kalon një dëmtim.
Minutat në Angli do të ishin pikërisht çfarë ka nevojë Xhixha në këto momente. Gjithsesi klubi azerbajxhanas duhet t’ja dalë pa shërbimet e sulmuesit shqiptar. Ish-sulmuesi i Tiranës nuk konsiderohet titullar te Karabag.