Kryeredaktori i News 24 Erl Murati, i ftuar në rubrikën Opinion ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit.
Erl Murati tha se vendimi për Salianjin ka impakt politik. Ai shtoi se me këtë vendim, cënohet edhe fjala e lirë.
Erl Murati: Besoj se do të ndiqet çështja në Gjykatën e Lartë. Vendimi ka impakt politik, sepse një politikan në të ardhmen do mendohet dy herë sepse mund të dënohet për kallëzim të rremë. Deputetët denoncojnë dhe Prokurorisë i takon që të thotë nëse akuzat janë të sakta apo jo. Prokuroria dhe Gjykata janë nxituar. Vendimi cenon fjalën e lirë në vend.
(Balkanweb)