Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për deputetin e PD Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar deputeti i PD Klevis Balliu. Ai tha se ky vendim fakton rënien e shtetit ligjor.

“Vendimi politik ndaj deputetit Saljanji, fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit kundër cdo denoncimi dhe cënimi që i bëhet pushtetit të narkoshtetit.

Me këtë vendim sot është goditur shteti ligjor dhe sistemi demokratik”, shkruan Balliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb