Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake të SHBA-së në vlerë prej gati 8 miliardë dollarësh.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka deklaruar se ndihma e shpallur të enjten do të ndihmojë vendin e tij të arrijë fitoren kundër Rusisë.

“Ne do ta përdorim këtë ndihmë në mënyrën më efektive dhe transparente të mundshme për të arritur qëllimin tonë kryesor të përbashkët: një Ukrainë fitimtare, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe siguri transatlantike”, ka shkruar Zelensky.

Ai u ka shprehur mirënjohjen e tij presidentit amerikan, Joe Biden, Kongresit Amerikan dhe të dyja partive të tij, republikanëve dhe demokratëve, si dhe të gjithë popullit amerikan për njoftimin e sotëm të ndihmës së madhe të mbrojtjes për Ukrainën.

Zelensky pritet të takohet të enjten me Bidenin, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York.

Ai ka paralajmëruar se do t’ia paraqesë Bidenit “planin e fitores” për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: