Ministria libaneze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 26 persona janë vrarë të enjten si pasojë e sulmeve izraelite në vende të ndryshme të Libanit.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se të enjten ka sulmuar edhe kryeqytetin libanez, Bejrut, raporton BBC.
Sulmet izraelite kanë vazhduar pavarësisht se 12 superfuqi botërore, përfshirë SHBA-në, Francën, kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor, në mënyrë që të punohet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit Izrael-Hezbollah.
Mirëpo, Izraeli e ka hedhur poshtë kërkesën, teksa kryeministri Benjamin Netanyahu ka dhënë urdhër që të vazhdojnë sulmet e fuqishme në Liban.